Ramadani kritikon opozitën: Menduat që me takime Kurti do t’jua japë juve Presidencën

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar opozitën për çështjen e presidentit.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se opozita edhe pozita nuk duan të bashkëpunojnë.

“Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime? Menduat që Kurti do t’ju japë juve Presidencën?! Pse ta bëjë ai këtë? Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e LVV-së të bëhen president. Ndërsa, nuk nxori një kandidat të vetin, anipse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot! Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me LVV-në. Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrektë. LVV-së i thonë: ‘Jo, ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) president, atëherë shkojmë në zgjedhje’. Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë: Nëse nuk e votoni një kandidat të LVV-së për president, shkojmë në zgjedhje! Pse menduat që LVV-ja do t’jua fal pozitën e presidentit?! Fare nuk po e kuptoj”, shkroi Ramadani.