Prangoset shtetasi i Shqipërisë, tentoi të hyjë në Kosovë ilegalisht përmes rrugëve malore

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi kishte tentuar të hyjë në Kosovë ilegalisht përmes rrugëve malore.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:10, në Vërmicë, raporton Zeri.info..

“Vërmicë/ 03.03.2026-16:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë rrugëve malore në Kosovë dhe nuk posedonte ndonjë dokument me vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri