I aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova” vdes në QKUK
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit të PK-së, aksidenti kishte ndodhur më 17 shkurt, rreth orës 14:30, në autostradën "Ibrahim Rugova", thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Zeri.info.
“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, km 10, Vërmicë/ 17.02.2026 – 14:30. Më 03.03.2026 lidhur me rastin është njoftuar nga QKUK-ja se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar aty, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri