“Lola” feston fuqinë e gruas në skenë, tri mbrëmje artistike në Tempullin Shqiptar të Artit
Shfaqja “Lola” do të prezantohet më 6, 7 dhe 8 mars, nga ora 19:00, në Tempullin Shqiptar të Artit. Tre mbrëmjet sjellin një përvojë artistike që feston krijimtarinë dhe fuqinë e gruas në skenë, duke ofruar spektakël muzikor dhe teatral për publikun.
Biletat mund të rezervohen duke kontaktuar në numrin +355 69 870 3233 ose të blihen direkt pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nga e hëna në të diel, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00. Ditën e shfaqjes, biletaria do të jetë e hapur nga 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30.
Teatri ju fton të merrni pjesë dhe të shijoni këtë përvojë unike artistike. /kultplus