Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në katër ditë

Organizata iraniane, Gjysmëhëna e Kuqe, tha më 3 mars se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit, ka arritur në 787.

Kjo organizata, që vepron nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Republikës Islamike, tha gjithashtu se 153 qarqe në të gjithë Iranin janë prekur nga sulmet.

Gjysmëhëna e Kuqe publikoi shifrat e viktimave pa dhënë detaje ose ndonjë analizë më të detajuar.

Zyrtarët e Republikës Islamike thonë se 165 nga të vrarët, ishin nxënëse në një shkollë vajzash në Minab.

Mediat shtetërore iraniane publikuan një listë që përmban "57 emra" të të vrarëve në shkollë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë sulmi ndaj shkollës.

Megjithatë, autoritetet iraniane ia atribuojnë incidentin të dyja vendeve dhe thonë se do ta ndjekin këtë çështje në forume ligjore ndërkombëtare. /Rel