Mot pranveror, temperaturat deri në 17 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 13 e 17 gradë Celsius.
IHMK-ja ka njoftuar se era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: