16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 16 vite e 6 muaj dënim unik burgimi të pandehurin B.S., për veprat penale në vazhdim sulmi seksual ndaj të miturve.

Ai u dënua për dy vepra penale të sulmit seksual në vazhdimësi, ku për të dyja veprat ai parashihej të dënohej me nga 10 vjet për secilën nga to. Por gjykata vendosi t’ia shqiptoj 16 vjet e 10 muaj dënim.

“I pandehuri B.S., akuzohet se: në vazhdimësi për periudha qershor – dhjetor të vitit 2024 dhe më datë 1-2 janar 2025 si dhe muajt janar - shkurt të vitit 2025, në kohë të pacaktuara për qëllime seksuale ka prekur duke i sulmuar seksualisht të dëmtuarit e mitur, viktima të ndjeshme të moshave kryesish 12 dhe 13 vjeçar, të gjinisë mashkullore”, njofton gjykata.