Çështja e presidentit, Kurti sot takon Abdixhikun
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e presidentit.
“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë proces”, deklaroi Kurti.
Ky do të jetë takimi i dytë që do të realizohet për të njëjtën temë, pasi të dy u takuan edhe javën e kaluar.
Duke u bazuar në afatet për zgjedhjen e presidentit, data e fundit është 4 marsi, në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.