Gjashtë të vdekur në Pakistan pas sulmeve në konsullatën amerikane
Të paktën gjashtë persona dyshohet se janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet në konsullatën amerikane në Karaçi të Pakistanit.
“Qindra njerëz u shfaqën papritur pranë konsullatës amerikane dhe policia mbërriti shpejt”, tha zëdhënësi i Policisë së Karaçit, Rehan Ali, raporton CNN, transmeton Zeri.info.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale thuhet se kjo protestë ishte e organizuar nga grupet shiite pro-iraniane dhe e motivuar nga sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit. /Zëri