Vdes një burrë në Prizren, ra në kontakt me rrymë
Një burrë në Prizren ka humbur jetën derisa po punonte në një shtyllë elektrike dhe ka pësuar goditje nga rryma.
Rasti ka ndodhur më datë 28.02.2026 rreth orës 22:00, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri