Shtatë të vdekur nga shpërthimi në një kafene në Kazakistan [video]

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kafene në qytetin Shchuchinsk, në rajonin Akmola të Kazakistanit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lokali ndodhej në një aneks të një ndërtese banimi pesëkatëshe, çka rriti rrezikun për banorët e zonës përreth. Sipas raportimeve fillestare, shpërthimi ndodhi papritur dhe u pasua menjëherë nga një zjarr i madh që përfshiu ambientet e kafenesë.

Si pasojë e shpërthimit, shtatë persona humbën jetën, mes tyre edhe një vajzë 16-vjeçare. Autoritetet lokale konfirmuan se 26 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, ndërsa zona është siguruar dhe po monitorohet nga forcat e rendit.

Trembëdhjetë prej tyre janë shtruar në spital me djegie të shkallëve të ndryshme, ndërsa të tjerët morën ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Shërbimet e emergjencës mbërritën me shpejtësi dhe nisën operacionin për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të lënduarve. Gjatë ndërhyrjes, ekipet e shpëtimit nxorën tetë bombola gazi nga ambientet e kafenesë, duke shmangur rrezikun e shpërthimeve të tjera që mund të kishin përkeqësuar situatën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, ndërsa zona është siguruar dhe po monitorohet nga forcat e rendit.