Incident në KEK, vdes një punëtor
Një incident ka ndodhur në termocentralin “Kosova B”, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.
Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar, 55-vjeçar, nga lëndimet e rënda ka vdekur, transmeton Zeri.info.
KEK-u ka njoftuar se në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka vdekur.
KEK-u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Ndërkohë, thuhet se autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore. /Zëri