Merz i Gjermanisë pa robotët humanoidë kinezë duke bërë kung fu në Hangzhou [video]

Kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi një vizitë zyrtare në Kinë, ku ndaloi edhe në kompaninë e njohur të robotikës Unitree në qytetin Hangzhou.

Gjatë turit, ai ndoqi një performancë të robotëve katërkëmbësh që demonstruan lëvizje të arteve marciale, e njëjta shfaqje që u prezantua edhe në Spring Festival Gala 2026.

Merz u interesua veçanërisht për duart robotike dhe përdorimet praktike të teknologjisë në industri dhe shërbime.

Vizita ishte pjesë e udhëtimit të tij të parë në Kinë që nga marrja e detyrës si kancelar dhe synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik e teknologjik mes dy vendeve.

Në Pekin, ai u takua gjithashtu me presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang, me të cilët diskutoi për tregtinë, klimën dhe stabilitetin global.