Vance: Trumpi ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance deklaroi se Donald Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin dhe shpreson që iranianët ta marrin seriozisht këtë qasje.

Ndërkohë nesër pritet të zhvillohet takime nga të dy palët dhe mbetet për t’u parë se si do të ecin negociatat.

“Presidenti ka qenë i qartë; Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore. Ai do të përpiqet të arrijë zgjidhje përmes kanaleve diplomatike”, tha Vance.

Gjithashtu, zëvendëspresidenti i SHBA-së shmangu sqarimin nëse SHBA-të do të donin që udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të largohej nga pushteti. /abcnews