Mbyllet rasti-sigurohet fletëzotimi për trajtimin e foshnjës 5-ditëshe, sonte niset në Turqi
Foshnja e lindur 5 ditë më parë, Bora Azemi, u konstatua nga mjekët se ka një problem serioz në zemër – një çrregullim në arterien kryesore që furnizon trupin me gjak.
Gjendja e saj shumë e rëndë bëri që mjekët të japin edhe tri nënshkrime për trajtim jashtë vendit, ngase në Kosovë nuk trajtohet.
Foshnja që është në reanimacion, niset sonte për në Turqi.
Nëna e saj pasi telefonoi, me asistim të menjëherësh të ekipës në Ministrinë e Shëndetësisë, për vetëm 4 orë është siguruar fletëzotimi për mbështetje financiare.
Besmir Azemi, babai i vajzës tashmë bënë të ditur se me fletëzotimin e ministrisë janë mbuluar shpenzimet e trajtimit, deri në 30 mijë euro, ndërsa me shumën tjetër të mbledhur nga qytetarët pasi kanë dëgjuar për rastin, janë mbledhur edhe pjesa tjetër e transportit dhe plotësimi i shumës së nevojshme.
Rasti tashmë është mbyllur dhe Azemi falënderon qytetarët për mbështetjen duke deklaruar se çdo shumë që tepron do i dhuron për asistimin e emisionit që ka ndihmuar për sigurimin e pro faturave e edhe përshpejtimin e procedurave në Fondi për Sigurime Shëndetësore për trajtim jashtë vendit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ngase gjendja e foshnjës është urgjente./Radio Dukagjini