Pas takimit me Kurtin e Konjufcën, Sorenseni nesër takon Vuçiqin e Petkoviqin në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Takimi do të nis në orën 8 e 30 të mëngjesit, siç bën të ditur zyra për media e presidencës serbe.
Përveç Vuçiqit, Sorensen do të takohet edhe me kreun e ekipit negociator serb, Petar Petkoviç.
Emisari i BE-së ka realizuar edhe një vizitë në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit pas krijimit të institucioneve të reja.