Përplasje mes dy veturave në Istog, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Istog.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar sot rreth orës 13:25 në Istog.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku janë përfshirë dy vetura.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKMF-Istog, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog për trajtim mjekësor”, tha Rugova. /Zëri