Përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e dheut në aksin Librazhd–Pogradec

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrëshqitja e dheut në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Për këtë arsye ARRSH në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur ndalimin përkohësisht të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve të transportit u kërkohet të përdorin rrugë alternative.

Autoritetet theksojnë se masa ka për qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme. /telegrafi