Hygerta Sako prek finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4, eliminohet Benita
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova mori formë të plotë pas spektaklit të fundit, ku u shpall edhe finalistja e pestë dhe e fundit.
Hygerta Sako mbeti në garë deri në momentet e fundit bashkë me modelen dhe këngëtaren Benita Zena, ndërsa publiku vendosi që Hygerta të sigurojë vendin e saj në finalen e madhe.
Me këtë vendim, pesëshja e finalistëve për edicionin e katërt të BBVK është kompletuar, duke përfshirë Elijona, Ludo Lee, Londrim Mekaj, Klodi dhe Hygerta Sako, duke kompletuar kështu pesëshen finale që do të luftojë për titullin e fituesit më 27 shkurt. /telegrafi