Zyrtare: Drita përforcohet me Abdoul Danten

Drita ka njoftuar se është përforcuar me futbollistin, Abdoul Dante.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas njoftimit, Dante ka nënshkruar kontratën me Dritën deri në qershor të vitit 2027.

Lojtari luan në pozitën e qendërmbrojtësin dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Lituanisë. /Zëri

Postimi i plotë:

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me futbollistin tonë më të ri, Abdoul Dante.

Dante luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Lituanisë, duke luajtur për një nga ekipet më të mira të kampionatit, FK Panevezys, ku dhe ka zhvilluar 30 ndeshje gjatë sezonit që përfundoi në dhjetor.

Abdoul Dante ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027.

Bienvenue Dante!