Podujeva vazhdon partneritetin me OSBE-në, në mbështetje të strehimores
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim përfaqësuesit e “Organization for Security and Cooperation in Europe” (OSBE), të kryesuar nga Elona Xhepa.
Në takim u diskutua vazhdimi i mbështetjes për strehimoren, me theks të veçantë në participimin financiar të komunës për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve për personat në nevojë.
Kryetari Bulliqi u zotua se Komuna do të vazhdojë ta përkrahë strehimoren, ndërsa të dyja palët konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në mbështetje të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.