Shkëlqeu ndaj Celjes, Liridon Balaj pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Drita u mposht me rezultat 3-2 në shtëpi nga Celje në ndeshjen e parë të fazës së play-offit të Ligës së Konferencës.
Të besuarit e Zekirija Ramadanit, pavarësisht se e gjetën veten në disavantazh prej dy golash pas pjesës së parë, ia dolën të rikthehen duke barazuar rezultatin në 2-2.
Sidoqoftë, në minutat e fundit të ndeshjes ata pësuan sërish, duke u mposhtur kështu me rezultat 3-2, ku tashmë kualifikimi do të tentohet të arrihet në Slloveni javën e ardhshme.
Lojtari më i mirë në fushë për Dritën në këtë ndeshje ishte Liridon Balaj, i cili u vlerësua me notën 8.2 nga SofaScore pas super golit të realizuar dhe asistimit të dhuruar.
Kjo paraqitje fantastike e tij bëri që SofaScore ta bëjë atë pjesë të formacionit më të mirë të javës në Ligën e Konferencës.
Për 45 minuta sa u aktivizua, Balaj gjithashtu pati 11 pasime të sakta, një shans të madh për gol të krijuar dhe tri rikuperime të topit.