Martohet Adrian Gaxha - çifti në pritje të fëmijës së parë
Këngëtari i njohur shqiptar Adrian Gaxha i ka dhënë fund beqarisë.
Artisti nga Shkupi ka zbuluar vetë lajmin e bukur përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet krah partneres së tij tashmë të jetës, Sidorela Dauti, në momente romantike që konfirmojnë martesën e tyre.
Pamjet e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të çiftit, të cilët kanë vërshuar në komente me urime dhe mesazhe dashurie për dyshen, duke e përgëzuar për këtë hap të rëndësishëm në jetën personale.
Atmosfera e fotografive lë të kuptohet se ceremonia ka qenë intime, por plot emocion dhe elegancë.
Ndërkohë, sipas burimeve të Prive çifti nuk është ndalur vetëm te martesa, pasi thuhet se janë edhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ky lajm, nëse konfirmohet, do ta bënte periudhën aktuale një nga më të lumturat për artistin, i cili duket se po përjeton një kapitull të ri të jetës si në planin personal ashtu edhe familjar. /telegrafi