Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë kundër Drejtorisë së Arsimit, s’e ndryshon orarin e mësimit për Ramazan

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka dalë kundër vendimit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit të mësimit gjatë Ramazanit.

Përmes një njoftimi, kjo shkollë ka treguar se për arsye të brendshme organizative nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë.

Sipas njoftimit, kjo shkollë është në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Arsimit.

“Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative, të cilat janë analizuar nga Drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSH-në e shkollës lidhur me këtë çështje. Ju urojmë agjërim të mbarë secilit agjërues”, është thënë në njoftimin e shkollës.