Lenë Osmani dhe Kreshnik Mahmuti shpallen më të mirët e vitit 2025 në pingpong

Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi ceremoninë solemne “Laureatët e Vitit 2025”, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet, institucionet dhe partnerët që shënuan vitin me paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në pingpongun kosovar.

Seniorja më e mirë e vitit u zgjodh Lenë Osmani, ndërsa Kreshnik Mahmuti u shpall seniori më i mirë i vitit.

Sportistët më të mirë sipas kategorive (U9–U21)

- U9 Femra: Zana Bllaca

- U9 Meshkuj: Arijon Krasniqi

- U11 Femra: Zana Bllaca

- U11 Meshkuj: Denat Makolli

- U13 Femra: Lira Hashani

- U13 Meshkuj: Imran Duraku

- U15 Femra: Zana Bllaca

- U15 Meshkuj: Olti Behluli

- U17 Femra: Taibe Ruli

- U17 Meshkuj: Andis Qeku

- U19 Femra: Lenë Osmani

- U19 Meshkuj: Andis Qeku

- U21 Femra: Lenë Osmani

- U21 Meshkuj: Akil Mahmuti

Ekipet më të mira të vitit 2025:

- U15 Meshkuj: KVPP Prizreni

- Senior Femra: Prishtina F

- Senior Meshkuj: Lidhja e Prizrenit

Klubet më të dalluara:

- Femra: Prishtina F

- Meshkuj: Lidhja e Prizrenit

Çmime për kontribut dhe profesionalizëm

- Punëtori Sportiv i Vitit: Fitim Krasniqi

- Gjyqtari i Vitit: Lulzim Bajraj

- Trajneri i Vitit (Femra): Feat Osmani

- Trajneri i Vitit (Meshkuj): Granit Gashi

Me mirënjohje të veçanta u nderuan individë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e pingpongut në Kosovë:

- Bedri Hoti – për 50 vjet kontribut me KPP Shpresa

- Naim Azemi – për arritjen e titullit Blue Badge dhe promovim i Kosovës në arenën ndërkombëtare

- PostMortum – Bashkim Vatovci – për mbështetje dhe kontribut ndër vite

- Shpend Ahmeti – fotograf i dy eventeve të ËTT në Kosovë

- Edona Haxha – koordinatore e vullnetarëve në eventet ËTT

- Bernard Tahirbegoll – mjek sportiv për shumicën e klubeve të pingpongut.

Federata i ndau mirënjohje të veçanta institucioneve dhe drejtorive komunale të sportit, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubeve dhe organizimit të aktiviteteve gjatë vitit 2025.