Çka i tha Hashim Thaçi nga Haga? – Ismail Syla tregon bisedën e së martës
Ismail Syla, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hashim Thaçit, ka treguar se çka i tha ish-presidenti të martën nga Haga.
“Një gjë që ma ka thënë Hashim Thaçi që ia kishte thënë edhe Edi Ramës: Një gjë që duhet ta di gjithkush, lirinë që e kam krijuar unë, nuk mund të ma marr kërkush. Ma ka thënë këtë dhe më tha bëje publike”.
Ai ka treguar se biseda me Thaçin ka zgjatur përreth 15 minuta dhe ketë ka sugjeruar që ta bëjë publike deklaratën e tij.
“Po më vjen shumë mirë që është shpërndarë dashuria dhe përkrahja ndaj UÇK-së”, tha Syla t’i ketë thënë Thaçi kur folën për marshin e djeshëm ‘Drejtësi, jo politikë’”, tha Syla në Klan Kosova.
Mijëra qytetarë marshuan të martën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen tash e pesë vjet në Hagë.
Marshi u organizua nga platforma “Liria ka Emër”.