Thaçi ia thotë në sy Prokurorisë: Në vend që t’ia heqësh renë e zezë Kosovës, kërkon t’ia zësh diellin

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar Prokurorinë e Specializuar për mënyrën e gjykimin të saj.

Në fjalët e fundit, Thaçi tha se në vend që ZPS-ja t’ia heqë renë e zezë Kosovës, kërkon që t’ia mbyllë diellin me stuhi.

“Ne besuam që ajo do t’i trajtonte akuzat në raportin e Marttyt dhe do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, në praktikë, asnjëra as tjetra nuk ndodhi. Unë jam kritikuar shumë dhe kritikohem ende në Kosovë, pse e mbështetëm këtë gjykatë. Kritikët thonë se kjo gjykatë e synon kriminalizmin e luftës sonë për liri, dhe idenë e pavarësisë. Këtë nuk e kam besuar në atë kohë, kur e kam votuar, por uroj sinqerisht që koha të dëshmojë që unë kisha të drejtë e kritikët e kishin gabim. Kjo prokurori në vend që t’ia heqë renë e zezë Kosovës, kërkon t’ia zërë diellin me një stuhi të zezë, të ashtuquajturën Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, tha Thaçi.