Skiatorja Tena Hadzic ndiqet nga një qen i arratisur në mes të garës olimpike
Përfaqësuesja kroate në skijimin nordik, Tena Hadzic, nuk arriti të sigurojë një vend në finale në Lojërat Olimpike Dimërore Milano/Cortina, por gara e saj do të mbahet mend për një moment të pazakontë që ndodhi në fund të saj.
Skiatorja 21-vjeçare, në duet me Ema Sobol, garoi në kualifikimet e sprintit ekipor në stil të lirë.
Dyshja kroate përfundoi në vendin e 19-të me kohën 3:42.57, duke mbetur jashtë 15 çifteve më të mira që siguruan kalimin në finale.
Kroatet mbetën 55.21 sekonda pas suedezeve Jonna Sundling dhe Maja Dahlqvist, të cilat regjistruan kohën më të mirë në kualifikime.
Ndërkohë, çifti kinez Dinigeer Yilamujiang dhe Chunxue Chi, që zunë vendin e 15-të të fundit që siguronte finalen ishte 12.14 sekonda më i shpejtë se përfaqësueset kroate.
Megjithatë, Hadzic përjetoi një situatë të rrallë gjatë 100 metrave të fundit të garës, kur një qen u shkëput nga pronari dhe vrapoi pas saj në pistë.
Fatmirësisht, incidenti nuk ndikoi në performancën e saj dhe gara përfundoi pa pasoja.
Me këtë paraqitje u mbyll edhe aventura olimpike për skiatoret kroate në Milano.
Në garën individuale të sprintit, Hadzic u rendit e 66-ta, ndërsa në disiplinën 10 km përfundoi në vendin e 97-të.
Ema Sobol, nga ana tjetër, u rendit e 75-ta në sprint dhe e 88-ta në garën 10 km. /telegrafi
ë Increíble. ¡Un perro lobo suelto en #MilanoCortina2026!
— Eurosport.es (@Eurosport_ES) February 18, 2026
ë Impresionantes imágenes del precioso animal asaltando la recta de meta del esquí de fondo pic.twitter.com/6UDasqhrJD