Thaçi: Në luftë s’e kisha të sigurt se do ta shihja familjen time e lëre më të ushtroja kontroll

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalën e tij përmbyllëse para Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në fjalën e tij ka hedhur poshtë dyshimet e Prokurorisë, se ai kishte qëllim të merrte kontrollin e Kosovës.

Sipas Thaçit, Prokuroria me këto pretendime ka fyer heronjtë dhe viktimat e luftës në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe kontrolli i Kosovës, kjo është absurde dhe ofenduese për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri, është ofendim për dhjetëra-mijëra viktima të pafajshme të vrarë në masakra. Është e padrejtë edhe për përpjekjet e NATO-s, me të cilët unë bashkëpunova ngushtë”.

Thaçi tha se i vetmi kundërshtar i tij dhe popullit të Kosovës ishte Sllobodan Millosheviqi,

“Më lejoni të përsëris një të vërtetë të përjashtme, i vetmi kundërshtar imi i popullit të Kosovës dhe botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë aktakuzë, veçanërisht gjatë luftës nuk ishte e sigurt se do të isha gjallë, nëse do të shihja familjen time, gruan dhe djalin e sapolindur e lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovën e plotësuar plotësisht përreth 90 vjet, fakti që sot jemi gjallë është rastësi dhe fat. Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll, u ktheva duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe”.

“E vërtetë është se kontrolli dhe pushteti ishte plotësisht në duart e hekurta të Milleshoviqit, askujt tjetër, shqiptarët nuk ushtronin pushtet, ata shtypeshin nga Milleshoveiqi, misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja, unë nuk kisha faqe iluzione, por shpresa jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA-ja dhe NATO-ja, prandaj edhe tërë fokusi im ishte ndërtimi im ishte forcimi me këtë aleancë, me këtë qëllim udhëtova në shumë kryeqytete, për t’i bindur, po kudo që isha, isha në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e SHBA-së”, deklaroi Thaçi. /Zëri