Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, me vlerë rreth 2.300 euro
Dogana e Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka ndaluar një automjet, ku janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës.
Sipas njoftimit të Doganës, thuhet se vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro, raporton Zeri.info.
“Pas deklarimit nga drejtuesi i mjetit se nuk posedonte mallra për deklarim, është kryer kontroll fizik i automjetit, me ç’rast në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës, duke përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri