Qytetarët nisin të mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Në sheshin “Skënderbeu”, me flamuj të UÇK-së, të Kosovës e kombëtarë, kanë filluar të mblidhen qytetarët nga i gjithë vendi e madje edhe përtej kufijve, ku njëzëri në orën 14:00 do të kërkojnë asgjë më shumë dhe as më pak se drejtësi për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.
Mbi gjithë këtë qëndron një mbishkrim “Drejtësi, jo politikë” të shoqëruar edhe me fotografinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët tash e më shumë se pesë vjet po gjykohen në Speciale. /eo