Rexhepi: Një Kosovë e fortë është shpresë për Luginën dhe gjithë kombin

Enkel Rexhepi, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka uruar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si një moment reflektimi për sakrificën dhe përkushtimin e shqiptarëve për liri dhe drejtësi.

Në mesazhin e tij, Rexhepi thekson se Pavarësia e Kosovës është një ditë që kujton sakrificën e dëshmorëve dhe guximin e shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe të drejtë.

Sipas tij, kjo datë shërben si simbol bashkimi për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Nga Lugina e Preshevës deri në çdo cep të trojeve, kjo ditë na lidh si komb dhe na kujton përgjegjësinë tonë për të ndërtuar një të ardhme të fortë”, thuhet në postimin e tij.