Gjyqtari ZPS-së: Po kërkoni të shpallen fajtorë për 10 akuzat, por s’po kërkoni fajësi për incidentet individuale

Gjyqtari Guenael Metraux ka nisur pyetjet e tij drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Metrauxi kërkoi sqarim nga ZPS-ja mbi kërkesën e tyre për t’i shpallur dhe dënuar Thaçin dhe të tjerët.

“Dua të sqaroj një pikë. Në aktakuzë, ju i kërkoni trupit gjykues të shpallë fajësinë në lidhje me secilën nga 10 akuzat që ngrihen, por nuk i kërkoni trupit gjykues, të shpall fajësinë për incidentet individuale që janë relevante për akuzën. Keni më shumë se 40 vrasje të pretenduara, shpalljen e fajësisë që kërkoni ju është vetëm për pikën 8, 9 dhe 10 – a e kam kuptuar drejtë?”, pyeti gjykatësi, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori Kimberly West tha se pikat lidhen me këto krime siç pretendojnë ata, por që janë të bazuara në incidentet individuale.

“Po, e keni kuptuar drejt. Pikat janë për këto krime, por krimet janë bazuar në incidente individuale dhe sigurisht që ju duhet të shqyrtoni çdo incident individual”.