“Gjykata e Hagës kriminale”, ish-ushtari i UÇK-së me aktivitet simbolik te Kuvendi e Qeveria

Në dyert e Kuvendit të Kosovës ish-ushtari i UÇK-së ka vendosur fotografi të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Në fotografi, veç figurave të ish-krerëve, është dhe mbishkrimi “Me ty gjithmonë”, “Drejtësi, jo politikë”.

E një tjetër mban fotografinë e Gjykatës Speciale e ku mbishkrim ka “Gjykata e Hagës Kriminale”.

Po ashtu ai ka shkuar edhe te Qeveria e Kosovës.

Kjo u bë para se të fillonte seanca e jashtëzakonshme për buxhetin. /EO