Eskalon Benita ndaj Klodit: Godet karrigen, teksa bërtet me tone të larta

Një situatë e tensionuar ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, gjatë një bisede mes banorëve.

Teksa Klodi po fliste për “pëlqimin” e Benitës, ajo reagoi ashpër, duke ngritur zërin dhe duke shtyrë një karrige që ndodhej pranë saj.

“O ndalu më o vëlla, ndalu më me atë pëlqim. E ka shfrytëzu, e ka shfrytëzu atë pëlqim”, tha Benita, ndërsa Klodi e shikonte.

Pas përplasjes, Benita hyri brenda në shtëpi duke bërtitur, duke e tensionuar edhe më shumë atmosferën mes banorëve.