Arrestohet një person në Drenas, sulmoi fizikisht një mjeke

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar në detyrë është raportuar të shtunën rreth orës 17:15 në Drenas.

Sipas Policisë, së pari i dyshuari në një rast të dhunës në familje kishte kërkuar trajtim mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësor ka sulmuar fizikisht doktoreshën.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri