Kurti takon kryediplomatin gjerman, flasin për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Munih ka takuar ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, me të cilin diskutoi marrëdhëniet bilaterale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe Procesin e Berlinit.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.