Vetura godet dy këmbësorë në Pejë, dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Rastin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha Rugova. /Zëri