Flamuri i Kosovës valon në Çikago për 18-vjetorin e pavarësisë, krahas atij të SHBA-së

Flamuri i Kosovës është ngritur në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të 18 vjetorit të pavarësisë.

Flamuri i Kosovës u ngrit krahas flamurit të SHBA-së dhe qytetit të Çikagos.

‘’Në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në Çikago të premten, krahas flamujve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Qytetit të Çikagos", thuhet në njoftim.