Shtyhet seanca për buxhetin
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përfundojë pikën e fundi të rendit të ditës e që ishte shqyrtimi i parë i projektligjit për buxhetin e këtij viti.
Partitë opozitare nuk e kanë përkrahur projektbuxhetin i cili sot është sjell në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u ratifikuan pesë marrëveshjet ndërkombëtare.
Ata kanë kërkuar kohë tre ditë për të shqyrtuar materialin.
Pas kërkesës së opozitës është mbajtur një diskutim i shkurtër mes kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiut dhe Shefave të Grupeve Parlamentare, ku më pas u vendos që seanca të shtyhet për të hënë e ardhme, transmeton Zeri.info.