Kuvendi ratifikon marrëveshjen që i sjell Kosovës 882 milionë euro
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot marrëveshjen e parë ndërkombëtare e cila ishte në pritje tashe një kohë.
Me 105 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime [nga Lista Serbe], Kuvendi ka ratifikuar Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.
Me këtë marrëveshje, e cila njihet edhe si Plani i Rritjes, Kosova përfiton nga BE-ja 882 milionë euro, që do të thotë se vendi ynë për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve. /Zëri