Arrestohet në Prishtinë i mituri, i cili ishte dënuar me tre vjet burgim për dhunim

Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ka arrestuar një person të mitur, që ishte në kërkim nga organet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, i mituri ishte dënuar me tre vjet masë institucionale edukative për veprën penale “Dhunim”, transmeton Zeri.info.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese për të Mitur, në përputhje me vendimin gjyqësor. /Zëri