Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një tjetër kosovar në shtetin gjerman

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë në Gjermani ka bërë ekstradimin e dy personave.

I pari u ekstradua shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë, i cili kërkohej për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Zeri.info.

“I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet ndër të tjera.

Kurse personi i dytë është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani me datë 12.02.2026, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Grabitje”.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman”, thekson PK-ja. /Zëri