Kurti: Nga nesër jam gati për t’i filluar diskutimet rreth presidentit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, që po presin të votohen në Kuvend, është gati të nisë diskutimet për presidentin.
Kurti këtë e tha sot në mbledhjen e parë të Qeverisë, pasi dje mori besimin e Kuvendit si kryeministër, transmeton Zeri.info.
“Nga nesër jam i gatshëm të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e presidentit”, tha Kurti, derisa foli për marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat do të shkojnë në Kuvend për ratifikim. /Zëri