Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm
Ka nisur seanca gjyqësore në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, po thotë fjalët e fundit.
Qysh në fjalën e parë, Mishetiqi tha se Thaçi është i pafajshëm.
“Me lejoni të them se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Ligji juaj e prezumon atë të pafajshëm”, tha Mishetiqi.