“Fëmijë i keq, do më lësh fëmijët jetimë” - Labi në përplasje të fortë me Elijonën

Debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt ka vazhduar edhe të martën.

Banori i tha Elijonës se është "fëmijë i keq" dhe se ai do të dalë fitues më 27 shkurt, kur edhe do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

“Marre po më vjen edhe me folë me ty”, tha Labi tutje, me Elijonën që mbante qetësinë.

"Do e shohësh çfarë vota kam, do t'iu dërgoj në shtëpi. Ose unë ose ky bosi, me Ludo", theksoi tutje.

"Ti do më lësh jetimë fëmijët e mi a, ke thënë se do të më marrësh shpirtin", i tha tutje këngëtari.

Elijona e ruajti qetësinë dhe i uroi vetëm suksese, duke e injoruar tërësisht atë.

Tashmë është hapur televotimi edhe për finalistin e parë të këtij edicioni. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)