Aksident në Prishtinë, përfshihen një motoçiklist dhe një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçiklist dhe një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë në zhvillim, ndërsa me rastin po merret njësia e Trafikut në Kryeqytet. /Zëri