Dyshimet për dallavere me vota, intervistohen 14 persona në Gjilan

14 persona janë intervistuar në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga gjetjet, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, tha ai.