Luizi përlotet kur dëgjon këngën e Shpat Kasapit në Big Brother
Luiz Ejlli është futur të shtunën në Big Brother VIP Albania 5 për të qëndruar vetëm pak ditë në këtë edicion.
Kjo si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, ndonëse banorët nuk janë në dijeni akoma.
Në ditën e sotme (e hënë) ata kanë për të kënduar së bashku, karaoke, nga një zarf që iu erdhi në shtëpi.
Derisa u lëshua kënga e Shpat Kasapit "Kush të ndau prej meje", Luizi u pa i përlotur.
Duket se artisti u bë nostalgjik pasi i njëjti ka ndërruar jetë në fund të nëntorit.
Shpati vdiq si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali me familjen.
Ai ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë e komuniteti artistik.