Dhuna fizike në shkollën fillore “Pavarësia”, Policia nis hetimet
Një rast i dhunës fizike është regjistruar mesditën e sotme në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për “Zërin” se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor, përderisa ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Pllana. /Zëri